Google ADS

Kessie: Juventus 0-2 AC Milan!

14:54 | 29 Mars 2018
Arbresh Info

Franck Kessie ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen e Milanit të shtunën kundër Juventusit duke thënë se do të përfundoj 0 me 2.

Takimi është mjaftë i rëndësishëm për dy skuadrat për shkak se Juventusit i duhet fitorja për të vazhduar qëndrimin në krye të Serie A, ndërsa Milani ka nevojë për të mbajtur shpresat e gjalla për Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Ne gjithmonë luftojmë për të fituar dhe do të jetë e njëjta gjë edhe kundër Juventusit”, ka thënë mesfushori për ‘Sky Sports Italia’.

“Ne duam tri pikë. Juve është një skuadër e mrekullueshme dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të shkojmë në Turin për të luajtur ndeshjen tonë dhe për të sjell në shtëpi tri pikë”

“Ne duhet të vazhdojmë të rriteni dhe kjo ndeshje do të jetë e mrekullueshme për të marr një rezultat në Turin. Kë do dëshiroje ta largohesh nga skuadra e Juventusit? Do doja Buffonin”

“Ai është një portier i mrekullueshëm dhe çdo herë që e shoh atë, ai më bënë që të dua të luaj futboll deri në moshën 40 vjeçare”

“Parashikimi i rezultat? 0 me 2 për ne dhe unë do të shënojë”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme