Kështu pritet të duket shtatorja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

14:16 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Në dy vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, është zbuluar edhe bucketa fituese për ndërtimin e statujës së tij.

Nën praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrës për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, është bërë zbulimi i kësaj buckete, përcjellë Gazeta OLLE.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucketës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.

Ndryshe, vendimin për ndërtimin e statujës e kishte marrë vitin e kaluar Kujtim Gashi i PDK’së, i cili qeveriste atë kohë me MKRS’në.

Me kërkesën e kësaj ministrië, me 2 shkurt të vitit të kaluar është votuar në favor të ndërtimit të statujës së ish-kryetarit të FFK’së, i cili humbi nga një sulm në zemër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme