Kështu mendon Zidane, për veprimin e Ronaldos për Benzeman

19:43 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Skuadra e Real Madridit ka fituar sot ndaj Alaves.Madrilenët deklasuan Alavesin në ‘Bernabeu’ me rezultatin e thellë 4-0.

Në këtë ndeshje shkëlqyen treshja e sulmit Ronaldo, Benzema dhe Bale.

Në fund të takimit u akordua penallti për Realin, me ç’rast Ronaldo i la penalltinë Benzemas, i cili shënoi për 4-0.

Gjestin e Ronaldos e komentoi edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i cili e vlerësoi shumë portugezin.

“Jam i lumtur për gjestin e Cristianos për Benzemam. Karim e meritonte golin, ai luajti një lojë të mirë”, tha Zidane pas takimit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme