Sonte, Haxhi Krasniqi na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve kudo që jemi. Nuk është pak të shpallesh kampion Evrope, mirëpo aq më e ëmbël është fitorja kur bëhet ndaj një boksieri rus, madje një boksier me karrierë të gjatë e të suksesshme.
Titulli EBU në kategorinë super të mesme këtë mbrëmje i takoi Robinit, e ai këtë e meritoi në çdo aspekt. Këtë e kishte të ditur edhe boksieri rus që gjatë shpalljes së fituesit, largoi dorën e tij nga referi i natës, duke zgjedhur që të duartrokiste boksierin kosovar para kohës, shkruan rtv21.tv.
Pas ngritjes së dorës lartë nga Krasniqi, lartë u ngritën edhe shqiptarët që ishin në sallë, që gjatë kësaj nate ishin të zëshëm në përkrahje të tij, duke filluar festën me tupana, duke kërcyer e valëvitur flamura. Pas Beogradit, flamuri “Autochthonous” u valëvit edhe në Munich, e si nga atje, edhe nga këtu ‘shqiptari doli fitues’./21Media
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...