Kapiteni dhe basketbollisti më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, beson që në ndeshjen e nesërme me Maqedoninë, palestra në kryeqytet do të jetë e mbushur plot me tifozë. Berisha shprehet optimist për fitore, ndërsa ndihma e “Dardanëve” pritet të jetë e madhe.
“Jemi në prag të një ndeshjeje tepër të rëndësishme. Jam i sigurt se të gjithë ne do ta japim maksimumin dhe në fund do të festojmë së bashku me ‘Dardanët’ dhe të gjithë dashamirët tanë”, ka thënë Berisha për Insportin.
Ndeshja është e vlefshme për para kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2021. “Ne jemi skuadër e re, ndërsa përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me filozofi të ndryshme të lojës. Sidoqoftë, unë jam shumë optimist se në fund do t’i gëzohemi fitores”, ka shtuar Berisha.
Kapiteni i Përfaqësueses sonë është shprehur shumë i kënaqur edhe me punën e trajnerit të ri, Mulaomerovic.
“E dimë se ka qenë një lojtar shumë i mirë i kalibrit evropian. Edhe si trajner është shumë i mirë dhe gjithë atë përvojë që e ka si lojtar dhe trajner po e përcjell tek ne. Jemi shumë të kënaqur me atë që është punuar që nga ardhja e tij dhe besoj se rezultatet do të shihen së shpejti”, ka theksuar Berisha.
Pas një stinori shumë të mirë që e pati në konkurrencën e klubeve, ku përveç tjerash e ka fituar kampionatin dhe Kupën e Çekisë e po ashtu ka luajtur edhe në TOP 16 të Ligës së Kampionëve, pritet që Berisha të shkëlqejë edhe në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...