Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati kanë pasur një tjetër performancë të mirë në arenën ndërkombëtare.
Katërshja kosovare ka gjykuar duelin kualifikues të Kombëtarëve U-21 ndërmjet Francës dhe Luksemburgut, të cilën e kanë fituar francezët 2:0.
“Një tjetër eksperiencë e jashtë zakonshme ishte për mua dhe kolegët e mi në ndeshjën Francë – Luxembourg U21.
Një falenderim të posaqëm për kolegun Fatlum Berisha për profesionalizmin e treguar dhe gjithë atyre që po na mbështesin në këtë rrugëtim”, shkruan Genc Nuza në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë, kjo është ndeshja e dytë ndërkombëtare me radhë për Nuzën, i cili nuk ka treguar asnjë karton.Kësisoj, gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të lënë përshtypje nëpër Evropë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë