Majlinda Kelmendi e nisi rrugëtimin e saj për t’u bërë ambasadorja më e mirë e Kosovës menjëherë pas luftës, siç e dëshmon edhe një fotografi e saj me trajnerin Driton Kuka, i cili e ka shoqëruar atë gjatë rrugëtimit të bujshëm 19-vjeçar.
Majlinda, e udhëhequr nga Driton Kuka, e ka përfaqësuar Kosovën në disa prej ngjarjeve më të mëdha sportive në mënyrën më të përkryer të mundshme, duke e fituar titullin e merituar “ambasadorja më e mirë e vendit” dhe “Majlinda e artë”, shkruan Gazeta Express.
Një fotografi e publikuar së fundmi, shfaq Majlindën 9-vjeçare të veshur në uniformë të xhudos dhe duke u mbajtur në duar nga Kuka.
Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka në vitin 2000
28-vjeçarja ai solli Kosovës medaljen e partë të artë olimpike. Ajo u bë sportistja e parë në histori të vendit që fiton medalje duke e rrëmbyer medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 në Brazil.
Majlinda u fut në histori të Kosovës përsëri këtë të shtune, duke ia fituar vendit medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane Minks 2019 në Bjellorusi.
Për më tepër, ajo është dy herë kampione e botës në xhudo (2013,2014). Ndërsa tri herë kampione evropiane në xhudo (2014,2016 dhe 2017).
Në karrierën e saj të bujshme, Majlinda i ka fituar 27 medalje të arta, gjashtë të argjendta, gjashtë të bronzta dhe 22 të tjera, apo 61 në total.
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...