Në edicionin e kaluar, Liverpooli ishte akuzuar se është duke u ndihmuar nga VAR-i dhe kështu në fund triumfojë, pasi fitojë titullin pas më shumë se 30 vitesh.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe në këtë sezon, së paku deri më tani, pasi The Reds janë dëmtuar në disa raste.
Liverpoolit deri më tani i janë anuluar nga VAR-i plotë pesë gola – dy të cilat erdhën së fundmi ndaj Brightonit në javën e kaluar.
Mohamed Salah dhe Sadio Mane ndaluan festën e tyre, kur video asistenti i frerit tregoi se ata ishin në pozitë jashtë loje, për disa milimetra, transmeton telegrafi.
Nuk ka asnjë dyshim se pa VAR-in, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp do e kishte fituar atë takim.
GiveMeSport ka krijuar një tabelë se si do të ndryshonte tabela e Ligës Premier nëse teknologjia nuk do të përdorej në futboll.
Liverpooli do të ishte lider, derisa Tottenhami do kishte minus një pikë, Chelsea pa ndryshime, favorizim i madh do ishte për Wolvesin e Aston Villënm ndërsa Manchester United duket se është ndihmuar më shumë nga VAR-i.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...