Vedat Muriqi ka këshilluar për kujdes të madh, në mënyrën që të kalohet sa më parë pandemia e koronavirusit.
Koronavirusi ka pezulluar futbollin, ndërsa përhapja e tij u ka marrë jetën edhe mijëra njerëzve nëpër botë.
Sulmuesi i Kosovës është shprehur shumë i brengosur për gjendjen e krijuar nga koronavirusi.
“Jo vetëm në vendin tonë, por vështirësi po ka në krejt botën. Unë i uroj shërim sa më të shpejtë Fatih Terimit dhe Abdurrahim Albayrakut dhe gruas së tij. E lus Zotin që të shërohen të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë”, ka deklaruar Muriqi.
“Ne duhet definitivisht t’i dëgjojmë autoritetet. Individualisht, nuk duhet të dalim nga shtëpia. Ky duhet të jetë një prioritet. Derisa është emergjencë, ne duhet t’i ndjekim rregullat. Duhet t’i kushtojmë rëndësi higjienës. Sistemi ynë imunitar po ashtu duhet të jetë i fuqishëm. Kështu mund të flas për mua dhe për familjen time. Ne mundohemi t’i ndjekim rregullat një pas një. Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos dalim jashtë, për shëndetin e të gjithë njerëzve”.
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...