Tifozët e KB Bashkimit të Prizrenit, Arpagjikët, kanë marrë një vendim të madh. Ata po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit, Shaqir Tolaj.
“Prej ni ambienti ku nuk je i pëlqyer më mirë largohu dhe mos na dëmto edhe më shumë”, thuhet në njërin nga paragrafët e shumtë të kërkesës së kësaj tifozerie.
Sipas tyre, shkaku i këtij kryetari, klubi është zhytur në borxhe të shumta.
Kërkesa e plotë e Arpagjikëve
Drejtuar kryetarit të klubit basketbollistik Bashkimi, Shaqir Totaj dhe menagjerit të ti personal, jo të klubit tonë.
Dorëheqja ështe akt moral dhe nuk është marre, mëkat apo fundi i botës.
Prej ni ambienti ku nuk je i pëlqyer më mirë largohu dhe mos na dëmto edhe më shumë.
Përkrahja jonë në asnjë moment nuk është ndalur dhe nuk kemi pushuar anipse me vite të tëra keni hasur në dashni pa kthim apo dashuri të njëanshme. Kemi përkrahur dhe respektuar çdo person që është afër me klubin si trajnerët, lojtarët e anëtarët e kryesisë, në veçanti kryetarin i cili shumë vite ështe në krye të klubit.
Në kohën derisa ky është kryetar, klubi është i zhytur në borxhe me mospagesa të regullta mujore e shumë paregullsi tjera organizative dhe kjo situatë dikuj edhe i konvenon dhe pa mar parasysh gjendjen gjithmonë me entuziazëm jemi të renditur mirë në tabelë ku vitin e fundit humbëm finalen duke na munguar organizimi i mirëfilltë i kryesisë dhe kompaktësia e gjërave duke filluar nga bazat kryesia-trajneri-skuadra-tifozeria etj.
Ky kryetar nuk meriton të jetë në krye të klubit më të vjetër në Kosovë.
Pse ish menagjeri ashtu qysh keni paralajmëruar është ende pjesë e klubit?
Tashmë ju dy jeni persona non grada për tifozët dhe qytetarët prizrenas. Këtë edhe vet e dini. Jepni dorëheqje morale sepse nuk do të guxoni të hyni ma në qendrën sportive e ler më diqka ma shumë…
Derisa pas ndeshjes së dytë finale (e para në Prizren) pësuam humbje mu ky person bashkë me personin tjetër nga federata dhe referët festonin humbjen e Bashkimit në një darkë solemne e cila ka kushtuar hiq më pak se 150€. E po mos të hym më thell tek financat sepse gjithqka është e arsyshme FAL pozitës së kryetarit dhe kërkojmë auditim ndërkombëtar për klubin sepse kjo qfarë po ndodh është katastrof në vete e papranueshme.
Më mirë mbet në federatë dhe liroje klubin që të kontribojnë të gjithë sportdashësit..
Mos aktivizimi i tij si krye e kryesisë (nëse egziston një e tillë) ka bërë që në Prizren të funksionojnë shumë klube në veçanti kategori të ulëta të cilët nesër do t’i bëjnë konkurencë edhe Bashkimit. Kjo nuk tolerohet!
Boll ma! Profiterave që nepërmjet emrit të klubit mendojnë të bëjë emër për vete i’u ra maska.
Talent, ik nga BASHKIMI.
Me respekt djemt besnik të qytetit
Arpagjik’t PRIZREN!
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...