Kërkoi vetëm një ndeshje miqësore në nëntor, Panucci tregon arsyen

14:20 | 19 Tetor 2017
Arbresh Info

“Panorama Sport” ka zbuluar arsyen pse ka zgjedhur që të ketë vetëm një përballje në dy datat e lira.

Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci ka shpjeguar ekskluzivisht arsyen pse ka zgjedhur që të ketë vetëm një përballje në dy datat e lira.

“Në këtë mënyrë do të kem më shumë kohë në dispozicion për të punuar me skuadrën”, ka treguar fillimisht tekniku i kuqezinjve për gazetën. I pyetur në lidhje me alternativa të tjera, trajneri ka preferuar të tregohet diskret për emrat, ndërkohë që ka shpjeguar pse ka preferuar vetëm sfidën me Turqinë.

“Alternativat e tjera nuk më shkonin për shtat. Emrat? Nuk mund t’jua bëj me dije”, ka deklaruar trajneri italian i Kombëtares, Kristian Panuçi, për “Panorama Sport” lidhur me çështjen e ndeshjeve miqësore në datat e lira në muajin nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme