Tifozët e Arsenalit nuk e kanë pritur aspak mirë gjestin e Granit Xhakës në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Trajneri Unai Emery vendosi ta zëvendësonte mesfushorin shqiptar në minutën e 61-të të takimit, edhe pse ai kishte asistuar në golin e parë, ndërsa ky vendim i gëzoi të pranishmit në tribunat e Emirates Stadium.
Ata filluan brohoritjet kur u dëgjua emri i Xhakës për zëvendësim dhe pastaj nisën ta fishkëllenin atë teksa largohej. As 27-vjeçari nuk qëndroi i heshtur, por i shau tifozët, hoqi me shpejtësi fanellën dhe u largua.
Emery e ka kritikuar për këtë veprim duke thënë se mesfushori kishte bërë gabim të madh me reagimin e tij.
Ndërsa në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet e tifozëve të Arsenalit, të cilët kërkojnë që Xhakës t’i merret shiriti i kapitenit. Në komentet e shumta, ata thonë që presin që klubi të veprojë brenda 24 orëve të ardhshme për ndëshkimin e lojtarit. /Telegrafi/
https://twitter.com/footiesurvivor/status/1188517755416391680
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...