E ardhmja e Sandro Tonalit do të vazhdoj të jetë në St James Park përkundër interesimit nga top klubet evropiane.
Sandro Tonali ka shprehur përkushtimin e tij të fortë ndaj Newcastle United, duke synuar t’i shpërblejë trajnerit Eddie Howe, tifozëve dhe klubit për mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë pezullimit të tij 10-mujor nga lojërat e fatit, sipas The Telegraph.
Që prej rikthimit në aksion në gusht, mesfushori italian ka rikthyer formën e tij më të mirë, duke u bërë një figurë kyçe në treshen e fuqishme të mesfushës së Newcastle së bashku me Bruno Guimaraes dhe Joelinton.
Edhe pse Tonali fillimisht pati vështirësi të përshtatej me ritmin e futbollit anglez dhe gradualisht u rikthye në skuadër nga Howe, 24-vjeçari tani po luan atë lloj futbolli që e bindi Newcastle ta nënshkruante atë nga Milan.
Klubi e sheh atë si një pjesë qendrore të së ardhmes së tyre dhe dëshiron të ndërtojë rreth tij në vitet e ardhshme.
Mediat në Itali e kanë lidhur Tonalin me një rikthim në Serie A, veçanërisht te Juventusi, por edhe Interi dhe Milani kanë shprehur interesim për të.
Në Angli Tonali kërkohet nga Man City, por gjithnjë sipas mediumit anglez ai ka vendosur të mbetet te Newcastle për t’i falënderuar ata për besimin. /Telegrafi/
Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në...
Pas samitit të djeshëm, Rama sot zgjohet “me krenarinë e një...
SHBA do të nisë diskutimet për të reduktuar trupat amerikanë...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Sot, tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Moti në Shqipëri