Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos ka mohuar spekulimet që e lidhnin lojtarin me kalimin të Arsenal-i ose PSG-ja.
“Blutë” kanë qenë më aktivët në Premierë Ligë duke transferuar lojtarët të mëdhenj, si Kai Havertz, Timo Werner, Ben Chilëell, Hakim Ziyech, Thiago Silva dhe Edouar Mendy, transmeton portali arbresh.info.
Kurse, Jorginho ishte i lidhur me largimin gjatë këtij afati veror, derisa interesim ka shprehur Arsenal-i dhe PSG-ja.
Mirëpo, Santos ka zbuluar se asnjëra nga skuadrat nuk ka bërë ofertë zyrtare dhe italiani është i lumtur të Chelsea.
“Jorginho ka kontratë trevjeçare me Chelsea-n plus mundësi rinovimi edhe për dy tjerë”.
“Afati veror mbyllet me 5 tetor dhe sa më shumë kalon koha aq më e vështirë të bëhet ndonjë operacion i tillë. Këtë moment mund të them se janë vetëm spekulime”.
“Ai është i lumtur të Chelsea, ka nisur sezonin mirë dhe është zëvendës kapiten i skuadrës”, deklaroi ai.
Thuhet se gjiganti francez është duke provuar ta huazojë me mundësi blerje në fund të sezonit./arbresh.info.
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas