Kërkohet nga Manchester City dhe PSG, Koulibaly dëshiron qëndrimin të Napoli

17:25 | 21 Shtator 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly mund të mos largohet, ngase Manchester City dhe PSG nuk do të paguajnë çmimin e kërkuar prej 70 milionë euro.

Sipas Calciomerato, presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis ka bërë të qartë se çmimi i fundit është 70 milionë euro pa bonuse, transmeton portali arbresh.info.

Manchester City dhe PSG janë dy skuadrat e vetme të interesuara, mirëpo asnjëra skuadër nuk ka pranuar të paguajë çmimin e lartë.

Gjiganti anglez thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Jules Kounde, edhe pse Sevilla ka refuzuar ofertën e parë.

Sidoqoftë, senegalezi thuhet se është i lumtur të Napoli dhe nuk është duke shtyrë që të largohet.

Nga ana tjetër, edhe trajneri Gennaro Gattuso ka konfirmuar që e do Koulibaly-n në skuadër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme