Nga UFC është kërkuar që ta largojë Conor McGregorin nga ranglistat e tyre për shkak të pensionimit.
31-vjeçari është pensionuar për herë të tretë brenda katër vitesh, mirëpo vazhdon të jetë në vend të katërt në renditje në kategorinë e peshave të lehta.
Pasi Henry Cejudo hoqi dorë nga titulli në kategorinë super të lehtë si pasojë e pensionimit, UFC e largoi nga renditjet, ndërsa Jose Aldo dhe Petr Yan dueluan për titullin e tij.
Për këtë arsye, Gilbert Burns, i cili e sfidon kampionin e peshave të mesme të lehta, Kamaru Usman, në UFC 252 – ka kërkuar që të largohet edhe McGregor.
“Cejudo u pensionua, ata e hoqën menjëherë nga ranglistat, ta bëjmë të njëjtën gjë edhe me Conorin”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Cejudo retired they took him out of the rankings very quickly let’s do it with Connor as well! ???
— GILBERT BURNS DURINHO (@GilbertDurinho) June 22, 2020
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador