Google ADS

Kërkesat e çuditshme të Cristiano Ronaldos tek Perez

17:34 | 23 Mars 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo raportohet se ka për të thënë diçka vërtetë madhështore sa i përket transferimeve në Real Madrid, gjë të cilën edhe e ka shprehur tashmë tek Florentino Perez.

Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, ylli i Madridit ka kërkuar transferimin e disa lojtarëve gjatë merkatove të ardhshme, transmeton portali arbresh.info. Raporti shton gjithashtu se Ronaldo dëshiron që Isco, Alvaro Morata, Marco Asensio dhe Lucas Vazquez të largohen nga klubi.

Po ashtu, Cristiano Ronaldo nuk beson që Raphael Varane posedon kualitetit e kërkuar për të qenë në Real Madridit. Kjo thuhet se është thënë për shkak të marrëdhënieve të mira që ai ka me Pepen, i cili ka mbetur pas për shkak të francezit.

E gjithë kjo tregon ndikimin e madh të Ronaldos në Madrid, por raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se vendimi përfundimtar do të merret nga Perez./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme