Google ADS

Kërkesat befasuese nga Neymar te PSG

14:49 | 25 Tetor 2017
Arbresh Info

Braziliani u transferua te kryeqyteti francez për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro dhe gjiganti në Liga 1 i premtoi më shumë se vetëm shpërblime financiare.

Neymar ka privilegje të shumta, sipas mediave franceze, të cilat do t’i irritojnë bashkëlojtarët e tij te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Superylli brazilian iu bashkua gjigantit në Liga 1 për një tarifë prej 222 milionë euro gjatë verës pavarësisht se ishte duke shijuar kohën e tij te Barcelona.

Në mënyrë që ata të arrijnë transferimin e tij te kryeqyteti francez, PSG është dashur t’i ofroj më shumë se vetëm shpërblime financiare.

‘Le Parisen’ zbulon disa detaje të privilegjeve që Neymar posedon në Parc des Princes.

25-vjeçari ka dy fizioterapisë personal që e ndjekin atë te çfarëdo klubi që shkon, gjë të cilën e shijonte edhe Zlatan Ibrahimovic gjatë kohës së tij te klubi francez.

Përveç kësaj, bashkëlojtarët e tij janë të ndalur për të sfiduar atë fuqishëm gjatë stërvitjeve.

Një tjetër privilegj i vogël që Neymar e shijon është sjellja e çantave e me brendin e tij personal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme