Barcelona është në kaos.
Lajmi se Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona duke i kërkuar klubit ta lejojë të iki falas siç thotë një klauzolë në kontratën e tij, ka tronditur tifozët e Barcelonës, të cilët të shumtë në numër, mbrëmjen e të martës kanë dalë në rrugët para stadiumit Camp Nou për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit.
Fansat kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Josep Maria Bartomeu i cili për momentin as që e mendon diçka të tillë.
Megjithatë situata në klub është kaotike dhe këtë të mërkurë do të ketë një mbledhje urgjente të bordit drejtues.
Me shumë gjasa Barcelona dhe më konkretisht presidenti Josep Maria Bartomeu nuk do ta lejojë Messin të largohet me parametër zero pasi sipas klubit blaugrana klauzola në kontratën që skadon në vitin 2021, që e lejon diçka të tillë të ndodhë 1 vit përpara, ka skaduar në datën 10 qershor, por Messi për shkak të pandemisë synon që ajo klauzolë të shtyhet deri në fund të gushtit.
Tashmë të gjithë janë të bindur mes mes palëve do të ketë një luftë ligjore madje këtë e ka konfirmuar edhe biografi që shkruar jetën e Messit Guillem Balague.
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”
Të akuzuar për grabitje e rrëmbim, kapen në Tiranë dy vëllez...