Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka paralajmëruar mesfushorët e vet se do të kërkojë shumë më shumë nga ta gjatë sezonit të ri, se thjesht lojë të mirë në mesin e fushës.
Koeman është duke e përgatitur skuadrën për sezonin e ri 2021/22 dhe shpreson se ajo do të përmirësohet edhe më shumë se në vitin e tij të parë në Camp Nou, raporton Gazeta Express.
Trajneri holandez synon përmirësime nëpër gjithë fushën, por posaçërisht në mesfushë, ku iu ka bërë thirrje disa prej mesfushorëve të japin më shumë nga vetja duke shënuar edhe gola.
“Frenkie de Jong duhet të vazhdojë kështu siç është. Pas sezonit të parë, ai e ka bërë një hap të madh përpara dhe ka më shumë përgjegjësi në ekip. Por ai duhet të përmirësohet përpara”, tha Koeman.
Ai shtoi: “Si të gjithë mesfushorët edhe De Jong duhet të synojë të shënojë nga tri deri në gjashtë gola”.
Sezoni i ri 2021/22 në La Liga do të nisë më 13 gusht, ndërsa Barcelona do ta fillojë sezonin e ri në ligë më 15 gusht kur e pret Real Sociedadin në Camp Nou. /Gazeta Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...