Cristiano Ronaldo raportohet se beson që Marco Asensio duhet të jetë startues te Real Madridi në ndeshjen si mysafirë kundër Bayern Munichut nesër në rast se Karim Benzema vendoset që të pushohet.
Kështu raporton ‘Diario Gol’, e cila pohon që kapiteni i ‘Los Blancos’, Serio Ramos, ka deklaruar që Benzema duhet të mos jetë startues në ndeshjen e tyre të parë dhe shumë të rëndësishme në Ligë të Kampionëve që zhvillohet në Gjermani, transmeton portali arbresh.info.
Benzema ka shënuar vetëm një herë brenda 10 ndeshjeve të fundit në të gjitha kompeticionet, ndërsa brenda 39 paraqitjeve gjatë gjithë sezonit ka realizuar nëntë gola për kampionin evropian.
Pasi ishte vendosur për qëndrim në bankinë në ndeshjen e tyre të fundit në Evropë – takimin kthyes kundër Juves në Bernabeu, gazeta e lartpërmendur shton se Ramos dëshiron që reprezentuesi francez të lihet anash sërish.
Derisa mediumi spanjoll raporton që Ronaldo zakonisht preferon të luaj së bashku me Benzeman, anësori portugez duket se është në dijeni rreth formës së dobët të sulmuesit dhe nuk është kundër qëndrimit të tij në bankinë.
Edhe pse Gareth Bale ndoshta është kandidati më natyral për të zëvendësuar Benzeman, kalimi si anësor do t’i lejonte Ronaldos të luaj në rolin qendror, superylli në Real Madrid preferon që Asensio të jetë startues./arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë