Tifozët e njohur Torcida, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook kanë paralajmëruar se që nga sot klubet sportive nga Prishtina të disiplinave të ndryshme që garojnë në Mitrovicë nuk do të jenë të mirëpritur dhe do të kenë pasoja të rënda.
Sipas këtij njoftimi e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e sulmit të sotëm në Obiliq ku në njoftim thuhet se është hera e tretë që pa prezencën e tyre si grup, lojtarët dhe stafi i klubeve nga Mitrovica sulmohen nga tifozët e kryeqytetit dhe se kësaj radhe cak i sulmeve ishin edhe zyrtarë të Kf Trepça, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Luftoje në çdo formë,kurrë nuk keni me arrit me zvoglu madhështinë e TREPÇËS,
Se ju dhem që klubi i kryeqytetit është më i vogël se TREPÇA e kemi ditur,mirpo se i kaloni edhe kufijtë e njerzimit këtë e vuloset sot në Obiliq,gjë që do të ju kushtoj shumë.
Është hera e 3të që pa prezencën tonë si tifogrup,lojtarët dhe stafi i klubeve nga Mitrovica sulmohen pa besisht nga disa jetima të kryeqytetit,ku kësaj radhe cak ishin zyrtarët e Kf Trepça,më parë janë sulmuar edhe lojtarët e #KbTrepça në parket në pallatin e rinis ne Prishtinë,mirpo edhe pse ne numer ma shumë ju në dy rastet keni psu keq.
Në incidentin e tetorit të 2014 në stadiumin Adem Jashari kemi qenë ne ata që i kemi mbrojtur lojtarët bardh e kaltër sepse nuk është në etikën e tifozeris të sulmohen lojtarët dhe stafi i një klubi.
O të mjerë urrejtjen që keni ndaj nesh nuk mund ta shëroni duke sulmuar staf të klubeve dhe njerëz civil të qytetit tonë,të parët e filluat luftën në fushën jashtë sportit dhe tifoskenës,mirpo statistikat tregojn që nga këto sjellje keni paguar një çmim të madh,duke i marrë në qafë djemt e ri të qytetit tuaj,e edhe ata që ju kanë mbet janë të identifikuar dhe janë pakic.
Prandaj ne pa vullnetin tonë na u imponohet që të mos rrijm duar kryq dhe pa deshiren tonë indirekt duhet të bijm në tjetër nivel dhe me këtë rast ju bëjm me dije organeve kompetente shtetërore,mediave dhe opinionit publik dhe sportiv,që nga sot klubet sportive nga Prishtina pa marr parasysh në qfarë dicipline sportive garojn,në Mitrovicë nuk do të jenë të mirë pritur dhe do të kenë pasoja të rënda.
Ju nuk jeni zëri i Prishtinës,ju jeni pa besia dhe marrja e këtij vendi,mentalitet 0
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...