Google ADS

Kërcënon Isco, kaos në Real Madrid nëse qëndron në bankinë kundër Barçës

14:06 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Isco është duke kërcënuar se do të shkaktojë luftë në dhomën e zhveshjes në Real Madrid nëse qëndron në bankinë për El Clasico.

Real Madridi do të përballet të shtunën me Barcelonën në takimin e tyre të parë qysh pas Superkupës së Spanjës në fillim të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi doli një fitues i madh nga dy takimet e tyre, por ata kanë pasur vështirësi të shumta në La Liga qysh pas asaj.

Barcelona qëndron në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se bartësi i pozitës së dytë dhe 11 pikë më shumë se Real Madridi, megjithëse këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Presidenti Florentino Perez është duke kërkuar të luaj sulmuesi Gareth Bale të shtunën pasi ishte heroi i skuadrës në Kampionatin Botëror për Klube. Po ashtu, Cristiano Ronaldo dëshiron që Bale të luaj në vend të Iscos për shkak të problemeve të vazhdueshme të tij me spanjollin.

Por, gazeta ‘Diario Gol’ pretendon që Isco është i gatshëm për të shpërthyer dhe do të shkaktoj kaos në dhomën e zhveshjes nëse nuk është pjesë e formacionit startues, transmeton portali arbresh.info.

Isco shkëlqeu sezonin e kaluar në Real Madrid pasi lëndimi i Bales e la atë jashtë linjave dhe i ndihmoi atyre të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ai beson se e meriton të mbajë pozitën e tij në skuadër, por Zinedine Zidane tani është përball një vendimi të madh për shkak të presionit nëse luan me Gareth Balen.

Madridi do të jetë jashtë garës për titull në rast se pëson disfatë dhe atyre iu duhet diçka e veçantë për të fituar ndeshjen.

Fitorja e kësaj ndeshje dhe ndeshjes së mbetur pa zhvilluar do të zvogëlonte diferencën në pesë pikë para pushimeve dimërore./arbresh.info/

Të ngjashme