Federata Daneze e Futbollit ka reaguar ashpër nëpërmjet një komunikate.
Edhe një problem i ri pas epilogut të një dueli në Kampionatin botëror 2018.
Së fundi, është kërcënuar me jetë edhe sulmuesi i Danimarkës, Nicolai Jorgensen, që humbi 11-metërshin deçiziv në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave, ndaj Kroacisë.
Kjo ka bërë që Federata Daneze e Futbollit të reagojë ashpër nëpërmjet një komunikate, ku ka kërkuar që të ndalen fenomene të tilla dhe i ka bërë thirrje policisë të hetojë rastet.
“Ndalni! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër. është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këti fenomeni shqetësues”, thuhet në deklaratën e Federatës.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë