Gjyqtari anglez Michael Oliver është bërë ndër më të përfolurit në javën që po lëmë pas.
Penalltia e akorduar në të mirë të Real Madridit në sfidën çerekfinale ndaj Juventusit ka bërë që për të të ketë shumë akuza nga adhuruesit e futbollit.
Por tifozët kanë shkuar aq larg sa kanë kërcënuar me jetë edhe bashkëshorten e gjyqtarit anglez, Lucy Oliver.
Televizioni britanik BBC ka publikuar lajmin se policia londineze ka nisur një hetim për kërcënimet e marra nga Lucy, shkruan Telegrafi.
Bashkëshortja e gjyqtarit anglez ka mbyllur llogarinë e saj në Twitter, por tifozët i kanë publikuar numrin personal të telefonit.
Në telefonin e saj kanë ardhur qindra mesazhe kërcënuese dhe ajo është detyruar ta paraqes rastin në polici.
Edhe Lucy Oliver ashtu si bashkëshorti i saj Michael ushtron profesionin e gjyqtares në Ligën Premier të femrave.
Ndeshja për të cilën familja Oliver është kërcënuar, ishte mes Real Madridit dhe Juventusit në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ku Juventus triumfoi me rezultat 1-3 por që Madrilenët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030