Google ADS

Kërcënime nga ISIS-i, masa të rrepta sigurie në Londër, Paris dhe Madrid për ndeshjet e Champions League

15:35 | 9 Prill 2024
KRG

Mbrëmjen e sotme dhe nesër do të luhen sfidat çerekfinale të Champions League. Ky kompeticion ka hyrë në fazën më interesante të tij, ku skuadrat luftojnë “dhëmb për dhëmb” për t;i shkuar deri në fund këtij turneu.

Por 4 sfidat e Champions janë kërcënuar nga ISIS. Shteti islamik nëpërmjet kanalit të saj informative. Londra, Parisi dhe Madridi kanë përfunduar në shënjestër. Sipas “MARCA” këto qytete kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të shmangur ndonjë të papritur, teksa janë në dijeni të sulmeve prej kohësh.

Ministri i Brendshëm spanjoll kërkoi vigjilencë të shtuar në aktivitetet sportive, ndërkohë që në Itali, ditën e hënë u arrestua në Fiumicino një shtetas 32-vjeçar nga Takixhistani, pjesëtar i ISIS që kishte luftuar gjithashtu edhe në Siri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme