Kombëtarja e Anglisë ka në përbërje shumë futbollistë të talentuar, por Gareth Southgate nuk mund t’i merrte të gjithë me vete në Euro 2024.
Jadon Sancho dhe Marcus Rashford ishin surprizat e listës paraprake, me teknikun e kombëtares ishullore që preferoi t’i linte jashtë.
Ndërkohë, në listën zyrtare prej 26 futbollistësh mungojnë edhe emra si Harry Maguire (i dëmtuar), James Maddison dhe Jack Grealish.
Southgate nuk e fshehu keqardhjen për lënien jashtë të mesfushorit të Tottenhamit dhe sulmuesit anësor të Manchester Cityt.
“Maddison dhe Grealish i kanë dhënë diçka ndryshe Anglisë, kështu që ishte shumë i vështirë vendimi për të mos i grumbulluar në Europian. Të dy djemtë janë karaktere fantastike dhe shokë skuadre të shkëlqyer”, deklaroi 53-vjeçari nga Watfordi, në stolin e “Tre Luanëve” prej vitit 2016./SS
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...