Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”.
36-vjeçari, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve kundër Francës.
Ai ka shënuar dy gola nga pika e bardhë për të barazuar rekordin historik të Ali Daei, me 109 gola të shënuar për Kombëtare dhe i duhet vetëm edhe një për ta thyer atë.
Gjithashtu, me këto dy gola, CR7 shkoi në kuotën e pesë finalizimeve në “Euro 2020”, duke lënë prapa Wijnaldumin e Holandës me tri, aq sa kanë edhe Lukaku, Schick, Lewandowski etj.
Ronaldo, në këtë Evropian, gjithashtu theu edhe rekordi si futbollisti më me së shumti pjesëmarrje në Euro e po ashtu edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian me 14 tashmë, që ka lënë prapa Michel Platinin me 9.
Me golat sonte, CR7 u bë gjithashtu lojtari i parë në histori të Portugalisë që shënon në tri ndeshje në grupe. /
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...