Google ADS

Kepa shpëton “Blutë”, Chelsea në finale

23:52 | 9 Maj 2019
Arbresh Info

Chelsea është finalisti tjetër i Evropa Ligës për sezonin 2018/19.

“Blutë” me anë të penaltive, ku hero i tyre ishte portieri Kepa Arrizabalaga, kanë siguruar një vend në finale të UEFA Evropa Ligës duke mposhtur Frankurtin në gjysmëfinale, shkruan portali arbresh.info.

Pas barazimit 1 me 1 në Gjermani dhe barazimit po me të njëjtin rezultat sonte (e enjte) në Stamford Bridge, gjiganti londinez ka siguruar vazhdimin tutje përmes penaltive.

Skuadra nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit fitoi me rezultat 4 me 3  falë pritjeve të shkëlqyera nga portieri Keppa Arrizabalaga, i cili priti dy goditja – nga Goncalo Paciencia dhe Martin Hinteregger.

Chelsea do të përballet në finale me skuadrën e Arsenalit.

Sfida e fundit zhvillohet në Baku më 31 maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme