Inter-i ka mposhtur Genoa-n me rezultat 0 – 2, në kuadër të xhiros së pestë të Seria A.
Pas humbjes ndaj rivalit lokal, AC Milan, skuadra e Antoio Conte-s është këndellur menjëherë duke arkëtuar pikët e plota në xhiron e radhës, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë pjesës së parë, pavarësisht disa gjuajtjeve në portë nga dy skuadrat, asnjëra assesi s’ia doli t’i konkretizojë, duke shkuar në pushime me rezultat të barabartë (0 – 0).
Kurse, në 45-minutëshin e dytë ishte Romelu Lukaku që me super gjuajtje zhbllokoi shifrat (64′).
Fitoren “Neurazurëve” ia siguroi D’Ambrosio me kokë pas pasimit të Ranocchia-s (79′).
Pas kësaj fitore, Inter-i ngritët në pozitën e tretë me 10 pikë, kurse Genoa renditët në pozitën e 15-të me katër pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/futline_/status/1320056614116823040
https://twitter.com/CasaDaChampions/status/1320059054891388928
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...