Google ADS

Këndellet Chelsea, mposhtë Norwich City-n

23:09 | 14 Korrik 2020
Arbresh Info

Chelsea ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Norwich City-t, skuadër të cilën e mposhtën me rezultat minimal 1 – 0.

Skuadra e Frank Lampard dominojë tërë ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Birdge”, por assesi nuk ia dolën të shënojnë më shumë se një gol, shkruan portali arbresh.info.

Ishte Olivier Giroud që në minutat shtesë të pjesës së dytë (45+3), pas harkimit të Christian Pulisic dërgoi topin në rrjetë, duke i kaluar “Blutë” në epërsi.

Në pjesën e dytë, vendasit kishin disa raste të arta, por assesi nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Pas kësaj fitore, Chelsea mban pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa Norwich City renditët në pozitën e fundit të tabelës me 21 pikë./arbresh.info

https://twitter.com/ShattaRockRC/status/1283133129050525696

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme