Fillimisht, ishte Khedira që ishte thënë se do të sakrifikohet nga Juventusi. Mandej u përfol Blaise Matuidi, por tani duket se Bentacur apo Emre Can do të largohen nga torinezët. Derisa afati i transferëve është afër mbylljes, bardhezinjtë pritet të marrin një vendim.
Sa i përket Bentacurit, ai pritet të këtë më pak minuta në ndeshje në sezonin e ri, pasi që është larguar Max Allegri e që e preferonte atë në mesfushë.
Megjithatë, një ndër arsyet që Juve po hezitojnë është fakti që Boca Junior kanë të drejtën e 50 për qindëshit në shitjen e tij, e cila gjë është në kontratën e uruguaianit momentin që ai i ishte bashkuar atyre dy vite më parë.
Sa i përket Emre Can, Sarri nuk beson shumë në kualitetet e tij, kështu që edhe ai mund të sakrifikohet. Sipas La Stampa, mesfushori gjerman dëshiron të këtë besim nga klubi i tij, të cilën ai nuk e ka për momentin në Juve. /GazetaExpress/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...