Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Dukagjini, Kenan Haxhihamza.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Synaj Keqi, Bujar Guta dhe Isuf Llumnica.
Ky komision u dakordua që epiteti i yllit të javës t’i takojë portierit të FC Dukagjini, Kenan Haxhihamza, pasi në ndeshjen kundër Prishtinës pati 6 pritje të shkëlqyeshme, duke qenë kësisoj më meritori për fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, me shifrat 1:2, shkruan telegrafi.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Dukagjini, Kenan Haxhihamza e ndau Albi Humolli, menaxher për zhvillim biznesi në Albi Group.
Pasi mori këtë çmim portieri i FC Dukagjinit u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme, derisa beson se ecuria pozitive e skuadrës së tij të vazhdojë.
“Të zgjedhësh më i miri i javës dhe sidomos në një përballje në transfertë kundër një ekipi si Prishtina është kënaqësi e veçantë. Dukagjini po kalon një seri pozitive të rezultateve dhe kjo na bënë të besojmë që ecuria jonë do të vazhdojë edhe në xhirot në vijim, e ku secila ndeshje do të jetë finale në vete”.
“Këtë çmim ja dedikoj bashkëlojtarëve, pa të cilët edhe performanca ime do të ishte më e vështirë”, ka theksuar Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë