Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë në Euro 2024. Tekniku i axurrëve, theksoi se skuadra është e përfshirë nga emocionet, por shtoi se ato janë pozitive ndërsa lajmëroi se Nicolo Barella është rikuperuar.
“Sigurisht që ka gjithmonë emocione kur luhen ndeshje të këtij niveli, por nuk janë emocione toksike. Janë emocione pozitive dhe të bukura të cilat për më tepër e bëjnë këtë stadium (Signal Iduna Park) të duket i mrekullueshëm.
Barella? Ai është rikuperuar, por do të shohim nëse ia del të mbyllë të gjithë stërvitjen dhe më pas të kuptojmë nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë. Pres që në fushë ndaj Shqipërisë të shohë ndeshje më të mira se ato dy të fundit. Punojmë çdo ditë së bashku dhe shpresoj që të vendosim në praktikë të gjithë ato që kemi punuar në stërvitje.
Unë mendoj se në këtë moment, të gjithë ne jemi gjigandë, jemi heronj. Kemi pak kohë në stërvitje, por djemtë kanë treguar seriozitet dhe kështu bëhet më e lehtë. Calafiori? Ka treguar se mund t’i besojmë, ka kualitetet e një futbollisti ndërkombëtar. Është nga ata mbrojtës që kërkon të shkojë të shënojë me topin në këmbë”, u shpreh Spalletti./Ss
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit