Basel e ka mposhtur 3-0 Luganon në Superligën e Zvicrës me Edon Zhegrovën sërish si titullar
Baseli vazhdon të arkëtojë pikë në Superligën e Zvicrës.
Këtë të diel, Basel e mposhti në udhëtim Luganon, me rezultat të pastër 3-0.
Në këtë ndeshje startoi sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi.
23-vjeçari shënoi golin e parë për të zhbllokuar rezultatin, për 1-0 në minutën e 13-të, derisa shënuan edhe Frei dhe Artur.
Nga minuta e parë luajti edhe Edon Zhegrova, që ka nisur të fitojë besimin e trajnerit. Ai u zëvendësua në minutën e 84’. Titullar ishte edhe mesfushori, Taulant Xhaka. /Express/
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve hartojnë një proj...
Moti sot në Shqipëri i kthjellët por i ftohtë
LDK sot mban fushatë elektorale në Novobërdë, Prishtinë e Ob...
Lëvizja Vetëvendosje sot mban tubim elektoral në Shtërpcë, K...
Abdixhiku dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje zotimi për inves...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së