Google ADS

Kemal Ademi: Menaxheri im është në bisedime me tri kombëtare

19:55 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Baselit, Kemal Ademi, ka folur në një intervistë për BZ Basel, duke sqaruar shumë gjëra, por ende atë se me cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen.

Ademi e ka nisur mirë te Baseli ku ka shënuar gjashtë gola dhe është i dyti në ranglistën e përgjithshme.

Ai ka thënë se sa i përket përfaqësimit me kombëtare, janë Kosova, Zvicra dhe Gjermania, ato që e duan.

“Kosova, Gjermania apo Zvicra? Menaxheri im është negociata me tre federatat. Por për momentin nuk kam stres dhe jam i koncentruar te Baseli. Gjithçka do të vijë natyrshëm me kohën”.

I pyetur se për cilën kombëtare i rrah më tepër zemra, Zvicrën apo Kosovën, pas Gjermani vështirë se do të ndodh, Ademi është përgjigjur: “Nuk dua ta komentoj këtë tash”.

FFK edhe në të shkuarën e ka konfirmuar se ka pasur bisedime me lojtarin, por nuk do të pritet gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme