Në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është pritur ekipi kosovar i xhudos nga Lojërat Evropiane, Minsk 2019.
Një numër i madh qytetarësh e gazetarësh ishin të pranishëm për t’i uruar mirëseardhje Driton Kukës, Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës, shkruan portali arbresh.info.
Në një prononcim për media Majlinda Kelmendi e cila është kthyer me medalje të artë nga Bjellorusia ka thënë se gradualisht po kthehet në formën që ka qenë.
“Sigurisht që po ndjehem shumë mirë, ka qenë hera e parë që po marr pjesë në Lojërat Evropiane dhe ndoshta kjo ka qenë ajo medalja që më ka mungu. Më gëzon fakti që jam bërë e para pasi që ka kohë që nuk kam marrë pjesë në një kampionat dhe kjo e rrit atë besimin që jom gati me vazhdu karrierën qaty ku e kom lon”, deklaroi Kelmendi.
“Pothuajse që 14 muaj kam qenë jashtë garave dhe ka qenë e vështirë ana psiqike, mirëpo fatmirësisht jam kthy shumë mirë. Në secilën garë që jom kthy pas lëndimit kom marr medalje e tani edhe në Lojëra Evropiane arrita të bëhem e para. Mundem me thonë që gradualisht po kthehem në formën që kam qenë”, përfundoi kampionia kosovare.
Me këtë medalje Majlinda Kelmendi është kampione e katërfishtë në Evropiane./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?