Majlinda Kelmendi ka folur për medaljen e argjendtë të cilën e fitoj Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike “Paris2024”.
Krasniqi humbi në finale, derisa për Majlindën ka qenë një humbje e dhimbshme.
Xhudistja legjendare, e cila tanimë është trajnere, tha se në finale, kur pa që Distria ishte duke humbur i shkuan lotët, ndërsa shtoj se medalja e argjendtë është një sukses i madh për Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Realisht momenti kur humbi Disi në finale më kanë shkuar lotët pasi kam qenë 1 milionë përqind e sigurt që ka me fituar”.
“Momenti kur përfundoi lufta e kam pasur një shok të vogël, por prapë se prapë medalja është medalje dhe ngjyra nuk luan shumë rol kur je në podium”.
Kujtojmë që sot do të garojnë Nora Gjakova dhe Akil Gjakova. /Arbresh.info
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale