Sulmuesi i Lazios, Keita Balde Diao ka arritur në Monte Carlo për të kryer testet mjekësore me Monacon.
Reprezentuesi i Senegalit ka qenë subjekt i interesimit të shfaqur nga Juventusit, Interi, Milani dhe Napoli këtë verë, por skuadrës në Liga 1 i është pranuar sot (e martë) një ofertë, transmeton portali arbresh.info.
Tani, ‘Sky Italia’ raporton që Keita ka arritur në qendrën sportive të Monacos për t’iu nënshtruar testeve mjekësore pas të cilave klubi zyrtarisht mund të njoftojë për transferimin e tij.
Marrëveshja besohet se vlen 30 milionë euro, një tarifë dukshëm më e vogël nga ajo e transferimit të pashmangshëm të Kylian Mbappes te Paris Saint Germaini për 145 milionë euro, plus 35 milionë euro bonuse./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...