Naby Keita ka dhënë disa komente rreth rrugëtimit të tij me skuadrën e Liverpool.
Keita transferohej nga Leipzig te skuadra e Liverpool, ku pastaj do të fitonte edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori pati disa lëndime, por kur ishte në gjendjen më të mirë, luante si i rregullt nën urdhrat e Klopp.
Lojtari ka thënë se është përmirësuar shumë që kur erdhi te Liverpool, duke i dhënë merita për këtë gjë edhe Jurgen Kloppit.
“Kur erdha këtu, duhej të përshtatesha me skuadrën dhe të isha i gatshëm për bashkëpunim me ta. I respektoj vendimet e tij, kështu që isha këtu për të punuar çdo ditë”, ka thënë Keita, sa i përket punës me Klopp.
“Ai është një njeri që është i gatshëm të të jap shpjegime në fushë dhe ajo ndihmon shumë dhe kur ti luan, sigurisht nuk ke dyshime në vete. Kjo është të trajnosh, dhe ai sheh çdo gjë”, ka shtuar mesfushori, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se jam përmirësuar shumë, anash lëndimeve që më mbajtën jashtë për disa ndeshje. Ai (Klopp) është njëri që komunikoi shumë dhe një trajner që shpjegon gjithçka”, ka thënë ndër të tjerash Keita.
Në sezonin debutues me Liverpool, Keita regjistronte 33 paraqitje, por nuk luante në finalen e LK, pasi ishte i lënduar.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...