Keidi Bare e kishte të vështirë fillimin te Espanyoli, pasi vuajti disa probleme burokratike, ndërsa më pas një dëmtim.
Por ai është kthyer edhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase e cila për momentin kryeson renditjen në La Liga 2 me 45 pikë pas 21 ndeshjesh dhe ka shanse të mëdha për t’u rikthyer në La Liga.
Me paraqitjet e mira Bare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme, nga La Liga dhe Serie A.
Sipas ueb faqes “La Grada” në Spanjë, çdo klub që e do Baren do të duhet të paguajë jo pak për kartonin e tij.
Ai ka një klauzolë largimi që shkon në rreth 10 milionë euro.
Parma ka qenë klubi më i përfolur për të marr lojtarin, i cili te Espanyoli kaloi nga Malaga për rreth 2 milionë euro.
Bare është aktivizuar në 12 takime me Espanyolin në kampionatit dhe Kupës së Mbretit. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...