Google ADS

Keidi Bare drejt transferimit në futbollin italian

12:06 | 19 Shtator 2020
Arbresh.info

Keidi Bare ishte një nga lojtarët më të mirë te skuadra spanjolle Malaga në sezonin e fundit.

Mesfushori shqiptar me paraqitjet e tij i ka dhënë një ndihmë të madhe skuadrës gjatë gjithë sezonit për të siguruar mbijetesën.

Megjithatë klubi spanjoll është në kushte të vështira financiare dhe për këtë dëshiron ta shesë mesfushorin, për të mbushur arkat e klubit.

E ardhmja e Bares mund të jetë në Itali, aty ku së fundi kanë shfaqur interes tre skuadra të njohura.

Sipas “La Nazione”, në gjurmët e 23-vjeçarit, janë vënë ekipet nga Serie B si Lecce, Pisa dhe Salernitana.

Të tria këto skuadra militojnë në Serinë B dhe kanë shfaqur interes serioz për të marrë shërbimet e Bares.

Mesfushori i Kombëtares përveç skuadrave italiane, është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Espanyol në Spanjë, por deri tani nuk ka pasur diçka zyrtare. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme