Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës.
KE analizoi dhe shqyrtoi rrjedhën e garave duke konstatuar se deri më tash kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përmbyllje të garave në Ipko Superligë, garat kanë rrjedhë të mirë me gjithë disa kritika e pakënaqësi të shprehura, por që në përgjithësi nuk kanë ndikuar në gara.
KE kërkon nga organet relevante të garave, vëzhguesit, gjyqtarët, kontrollorët dhe Komisonet të rrisin edhe më tutje vigjilencën në punën e tyre sikur që kërkon edhe nga klubet një angazhim që xhirot e mbetura dhe garat të përfundojnë në mënyrë sportive.
KE shqyrtoi edhe njëherë formatin e garave për edicionin e ri 2020/2021 dhe mori vendim që Superliga të ketë 10 skuadra me sistem të katërfishtë, ku nga liga do të largohen dy skuadrat e fundit në tabelë dhe anëtarë të rinj bëhen dy skuadrat kampione të grupeve në Ligën e Parë.
Në fakt, Liga e Parë do të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, ndërsa nga liga largohen tri skuadrat e fundit në secilin grup.
Ndërsa, nga Liga e dytë kampioni dhe nënkampioni ngjiten në Ligën e parë, ndërsa nga liga largohen 6 skuadrat e fundit. Po ashtu, nga Liga e Tretë në një rang më lart ngjiten kampionët e të dyja grupeve.
KE debatoi edhe për procesin e gjetjes së sponsorëve për Ligën e parë, Ligën e femrave dhe të futsallit.
Po ashtu KE shqyrtoi edhe mundësinë e lejimit të formimit të skuadrave”B” të klubeve të Superligës dhe mori vendim që t’u lejohet klubeve të Superligës formimi i skuadrës “B” i cili do të garojë maksimalisht dy rangje më ultë se ekipi i Superligës.
KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi./arbresh.info.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës