Duket se Superliga e Kosovës në basketboll nuk do të jetë aq jo interesante sa kemi menduar.
Është skuadra suharekase, KB Ylli që tashmë ka nisur një varg reformash para pjesës së dytë sezonale.
Klubi suharekas gjendet në pozitën e tretë me një humbje më pak se Rahoveci që ka pozitën e katërt.
Megjithatë, lufta e Yllit nuk do të jetë më me Rahovecin.
Sipas një raporti të publikuar në Koha Ditore, Ylli tashmë ka në dorë Fisnik Rugovën dhe Leonard Mekajn, dy lojtarë të përfaqësueses së Kosovës, ashtu sikurse një tjetër amerikan, me të cilët do të përforcohen radhët.
Synimi i klubit pritet të jetë sfidimi i Prishtinës për titull, pasi klubi kryeqytetas tashmë ka humbur lojtarët më të vlefshëm dhe pritet të paraqitet vetëm me lojtarët e rinj në pjesën e dytë të stinorit, shkruan Telegrafi.
Duke parë problemet e Bashkimit dhe pozitën jo të lakmueshme tabelare të Trepçës, duket se lufta për titull do të orientohet mes Yllit e Prishtinës.
Sfida e parë e vështirë e Yllit drejt rrugëtimit do të jetë thyerja e tabusë ndaj KB Rahovecit në ndeshjen e dytë të stinorit pranveror.
Suharekasit nuk dinë për fitore në tri përballjet e fundit ndaj Vreshtarëve dhe mezi presin t’i gëzojnë tifozët në atë që është rivaliteti më i ri dhe më i zjarrtë i basketbollit kosvoar i shndërruar në vitin e fundit për shkak të polemikave për përdorimin e palestrës. /Telegrafi/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut