KB Ylli i vazhdon kontratën trajnerit Adis Beçiragiq

16:25 | 2 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Adis Beçiragiq do të jetë trajner i Golden Eagle Yllit edhe për sezonin e ardhshëm. Në fakt, Beçiragiq ka firmosur kontratë dyvjeçare me Yllin, ka njoftuar skuadra nga Suhareka të mërkurën.

Ai ishte në krye të Yllit në fund të edicionit 2020/21 dhe arriti ta fitoj titullin e kampionit të Kosovës në basketboll, si dhe Ligën Unike.

“Adis Beciragic edhe për dy sezone pjesë e Golden Eagle Yllit. Pas triumfit historik në Ligen Unike dhe Superligen e Basketbollit klubi ka vendosur që timonin e drejtimit për dy vitet e ardhshme t’ja besoj Adis Berciaragic”, thuhet në njoftimin e klubit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme