KB Vëllaznimi në emër të gjithë qytetarëve të Gjakovës ka falënderuar qytetin e Mitrovicës për mikpritjen e jashtëzakonshme para, gjatë dhe pas ndeshjes të së dielës.
“Në veçanti falënderojmë tiforgupin Torcida 1984 që kanë nderuar qytetin tonë dhe ata që sakrifikuaj jetën që sot ne të gëzojmë këto momente te bukura së bashku”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, Trepça ka shënuar fitoren e 11-të radhazi në Prince Caffe Superligë, ndonëse jo pa vështirësi, kësaj radhe ndaj Vëllaznimit me rezultat 88:79 (24:16, 19:31, 20:17, 25:15).
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 4:12, por kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi për të përmbysur shifrat në 18:12, me një seri prej 14:0, ndërsa çereku i parë përfundoi 24:16. Kjo ndeshje ishte e destinuar për rikthime, pasi periudha e dytë ‘foli’ në të mirë të mysafirëve që përmbysën rezultatin dhe shkuan në pushim me rezultat 43:47.
Edhe në periodën e tretë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, duke bërë që fituesi të vendoset në dhjetë minutat e fundit, e në këtë pjesë, mitrovicasit u mobilizuan dhe në fund ishin më të vëmendshëm për të fituar 88:79.
Te vendasit u dalluan Darnell Edge me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Samuel Sessoms me 21 pikë.
Trepça vazhdon të jetë lidere me 16 fitore e dy humbje, ndërsa Vëllaznimi në vendin e pestë me tetë fitore e dhjetë humbje.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...