KB Trepça ka bërë befasinë e javës, duke e mposhtur KB Bashkimin në Prizren.
Trepça ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 91:97 (19:22, 19:24, 20:26, 33:25).
Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:22, derisa vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 19:24, kurse në pjesën e parë kishin epërsi deri në 17 pikë, 27:44, ndërsa pjesa e parë përfundoi 38:48.
Bashkimi u mundua të rikthehet në lojë dhe pas disa minutave të barabartë, Trepça ishte sërish më e mirë në periodën e tretë, duke fituar këtë pjesë 20:26, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:74. Prizrenasit dhanë maksimumin në 10 minutat, duke tentuar përmbysjen e madhe, por nuk arritën më shumë se të afrojnë shifrat në 89:93, kurse Trepça triumfoi në fund 91:96.
Te Bashkimi u dalluan Endrit Hysenagolli me 22 pikë e 17 kërcime, kurse nga 18 pikë shtuan Sean Hoehn dhe Musab Mala, derisa te Trepça, më i miri ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë, 14 kërcime e pesë asistime, i ndihmuar nga Dillon Smith me 25 pikë e tetë asistime dhe Besnik Azemi me 19 pikë.
Bashkimi ka tetë fitore dhe shtatë humbje, kurse Trepça tri fitore dhe 12 humbje.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...