KB Prishtina zyrtarizon super basketbollistin nga Britania e Madhe

10:37 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Skuadra më e madhe kosovare, Sigal Prishtina, ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri.

Klubi nga kryeqyteti, tashmë ka siguruar shërbimet e basketbollistit me prejardhje boshnjake, Fahro Alihodzic, i cili ka pasaportën britaneze.

Alihodzic është 208 cm i gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit.

Drejtuesit e Prishtinës kanë siguruar tifozët e saj se këtë sezon do të jenë të pakonkurrencë. /arbresh.info/

Positimi i plotë i KB Prishtinës në Facebook:

Lojtari me prejardhje boshnjake, i cili mbronë ngjyrat e Britanisë së Madhe, Fahro Alihodzic është prurja e re në ekip.

Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit.

Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Ioëa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.

Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni, Kaposvari.

Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.

Ëelcome to the home of Champions, Fahro Alihodzic.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme