Klubi më i trofeshëm shqiptar Z Mobile Prishtina të martën do ta ketë ndeshjen e radhës në kuader të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të Rumanisë Steaua Bucuresti.
Pas kualifikimit historik KB Prishtina nuk do të ndalet me kaq, pasi që ka para vetës edhe dy ndeshje mjaftë të rëndësishme në grup, atë ndaj Steaua Bucuresti dhe Bakken Bears, dhe që të dy ndeshjet do ti luaj në Prishtinë.
KB Prishtina premton befasi të shumta për publikun e kryeqytetit dhe të marten do të festohet arritja Historike ashtu sic i ka hije Prishtinës, me sallën e mbushur plot, me tifozët PLISAT që si zakonisht do të përkujdesen për atmosfere të zjarrtë.
Pra të martën të gjitha rrugët basketbollistike do të na dërgojnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve për ta përkrahur Prishtinën dhe arritjen Historike.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...