KB Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me basketbollistin kroat, Filip Bundovicin
Skuadra e basketbollit, KB Prishtina ka arritur marrëveshje me basketbollistin kroat, Filip Bundovicin, i cili do të ndihmojë skuadrën deri në fund të sezonit.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra prishtinase përmes faqes zyrtare.
“ZYRTARE, Filip Bundovic i bashkohet SIGAL Prishtinës
KB SIGAL Prishtina po kalon një sezon të mrekullueshëm ku deri më tani nuk ka humbur as edhe një ndeshje. Pas triumfit në Kupën e Kosovës me lojtarë e trajner 100% vendor, tani Prishtina po përgatitet për mbrojtjen e titullit.
Sot gjatë ditës klubi ynë ka arritur marrëveshje me kroatin 205 cm të gjatë, Filip Bundovic, që luan në pozitat katër dhe pesë.
24 vjeçari që së fundmi ishte lojtar i skuadrës Sibenik, më parë ka luajtur edhe për klubin tjetër të famshëm, Cedevita.
Gjithashtu, me kategoritë e reja të Kroacisë, Bundovic kishte arritur të shpallej kampion i Evropës.
WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, FILIP
#HajdePrishtinë”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.613196462024775.1073741833.493781497299606/1933463766664698/?type=3&theater
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...